E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një varr për jetimen e vdekur 30 vjet më parë

 

SARANDE - Xhuljana Luli, vajza e Shtëpisë së Fëmijëve të Sarandës, që humbi jetën 30 vjet më parë, është kujtuar dhe nderuar dje nga autoritetet lokale në kuadër të 20 majit, Ditës së Jetimëve. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, kryetari i Këshillit Bashkiak, Arjan Demiri, drejtorja aktuale e Shtëpisë së Fëmijëve, Elida Vogli etj. Për Xhuliana Lulin është ngritur një varr, ku qytetarët të mund të vendosin një buqetë me lule, në kujtim të saj. Bashkia sponsorizoi 120 mijë lekë për të ndërtuar varrin në kujtim të saj, pas kërkesës së vazhdueshme të ish-edukatoreve të saj. Xhuljana Luli humbi jetën në mënyrë aksidentale në vitin 1979. Vdekja e papritur erdhi pasi ajo u rrëzua nga një pishë e lartë, ku kishte hipur për të marrë kokrrat e saj për të shuar urinë. Dje drejtues të Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë në Sarandë si dhe përfaqësues të bashkisë shkuan në varrezat publike dhe në pllakën e mermerit të varrit të Xhuljana Lulit vendosën kurora me lule. Kryebashkiaku Gjoka, pas vendosjes së kurorës mbi varrin e Lulit, u shpreh se, qytetarët e Sarandës e mbajnë ende në kujtesë ngjarjen e ndarjes 30 vjet më parë.   sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›