E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilësia e jetesës, Shqipëria renditet në vendin e 65-të

11/01/2010  Mes 194 shteteve
Cilësia e jetesës në vendin tonë është përmirësuar në krahasim me një vit më parë. Shqipëria është renditur rreth 10 vende më lart dhe 4 pikë më shumë. Këtë vit sondazhi i organizatës “International Living” e rendit Shqipërinë në vendin e 65-të nga 194 vende të përfshira në indeks me 63 pikë, kur në vitin 2008 ishte në vendin e 75 me 59 pikë. Studimi bazohet në faktorë të ndryshëm që ndikojnë në cilësinë e jetesës siç janë kostoja e jetesës, taksat, mjedisi, shëndeti, infrastruktura, kultura e argëtimit, klima e përshtatshme për fillimin dhe mbarëvajtjen e një biznesi, siguria. Në këtë sondazh vendi ynë renditet krahas Maqedonisë dhe lë pas Bosnjë Hercegovinën dhe vende të tjera të botës si Kina, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Që nga viti 2008 e deri më tani, sektorët që kanë pësuar përmirësime të ndjeshme janë ekonomia, infrastruktura, ndërkohë që kostoja e jetesës ka pësuar një përmirësim të dukshëm, i cili mund të krahasohet me atë të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›