E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, përhapje e frikshme e gripit A

Italia po përballet me një përhapje të frikshme të gripit A, ndërsa sot është shënuar viktima e rradhës në këtë vend. Bëhet fjalë për një vazjë 7-vjeçare, e cila ndërroi jetë në Spitalin e Dezios. Mësohet se vajza e vogël po kurohej në spital që prej 31 tetorit pasi vuante nga një bronkopneumoni e rëndë e shkaktuar nga virusi A H1N1. Mediat italianë raportojnë se gjendja e 7-vjeçares u përkeqësua një ditë me parë. Deri tani vendi fqinj ka shënuar 25 viktima nga gripi A. Për të përballuar përhapjen e gripit, qeveria në Itali ka blerë 40 milionë doza vaksinash. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara është verifikuar rasti i parë i modifikimit dhe kalimit të virusit A/H1N1 tek kafshët. Rasti është zbuluar në Ioua ku analizat e kryera treguan se virusi i gripit të A është i aftë të kalojë nga njerëzit tek macet. Mësohet se kafsha shtëpiake u diagnostikua me A/H1N1 pasi dy familjarët, pronarët e maces kishin shfaqur kohë më parë simptoma të A/H1N1.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›