E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pandehurit vene me shpatulla pas murit ekspertet gabime ne raport

E pandehura Margariti konstaton perllogaritjet gabim ne percaktimin e demit ekspertet kerkojne te pergjigjen me shkrim ne seancen e radhes

Te akuzuarit per tragjedine e Gerdecit kane vene dje me shpatulla pas muri pese ekspertet qe kane pergatitur raportin e demeve ekonomike. Pas disa pyetjeve te drejtuara ata jane gjendur te papergatitur per te dhene shpjegime duke kerkuar qe pyetjeve tu pergjigjen seancen e radhes me shkrim ose kane deklaruar se raportin ne disa pjese e kane pergatitur ne baze te nje relacioni vene ne dispozicion nga oficeri i Policise Gjyqesore. Fillimisht ka qene avokati i disa prej te pandehurve te cilet kane qene pjese e komisionit te vleresimit te ofertave per municionet qe ka kerkuar nga eksperti sqarime per disa vleresime apo shuma dollaresh te demit ekonomik shkaktuar nga vleresimi i ulet i ofertave. Me tej ajo qe ka vene ne veshtiresi ekspertet ka qene e pandehura Juljana Margariti ish-shefe e Finances prane ndermarrjes Meico e cila ka kerkuar sqarime te hollesishme lidhur me momentin kur eshte vleresuar se nga objekti qe eshte dhene me qira ne Gerdec ajo i ka shkaktuar dem ekonomik shtetit ne 11 milione dollare per truallin jashte kontrates. E pandehura Margariti ka kerkuar sqarim te detajuar per menyren se si eshte bere raporti per kete moment si dhe ku jane bazuar ekspertet per te nxjerre kete shume. Ju e keni shumezuar kete shume 5 here me 2.5 ndersa behet fjale per 29 metra nga 200 metra qe jane dhene me qira - u shpreh e pandehura. Sipas saj ky abuzim ne perllogaritje ka bere qe nga ekspertet te dale nje shume e madhe demi ekonomik ne dem te shtetit. Madje per lidhjen e kontrates e pandehura kerkoi nga eksperti ti saktesonte nese kishin marre parasysh apo jo ndryshimin e tarifave tatimore nga 20 ne 10. Nisur nga pyetjet e shumta te cilet nuk moren nje pergjigje nga eksperti ky i fundit kerkoi nga gjykata tu pergjigjej ne seancen e radhes ndersa dy nga pasqyrat e paraqitura ne raport-ekspertim jane rrezuar. Kjo eshte seanca e trete ku ekspertet perballen me te pandehurit para gjykates ndersa u jane pergjigjur pyetjeve me shkrim te tyre per raportin ekonomik te paraqitur nga Prokuroria. Por mes eksperteve dhe te pandehurve dhe avokateve te tyre ka pasur perplasje per kete raport pasi jane konstatuar nje sere pasaktesirash dhe gabimesh ne perllogaritje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›