Cilësia në spitale, nis akreditimi
04/08/2011 Institucionet shëndetësore
Mbërrin në një tjetër fazë nisma për akreditimin e institucioneve shëndetësore në vend. Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar ngritja Këshillit të Akreditimit, institucion ky që do të monitorojë të gjitha vlerësimet në lidhje me standardet dhe cilësinë që ofron çdo strukturë shëndetësore në vend. Në këto kushte, të gjitha spitalet, qofshin këto publike apo private, farmacitë, laboratorët e analizave dhe klinikat dentare, do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit të standardeve që ato ofrojnë. Për këtë ka përfunduar dhe trajnimi i rreth 40 ekspertëve, të cilët do të bëjnë vlerësimin e institucioneve që ofrojnë shërbim për pacientët. “Vlerësuesit e jashtëm do të bëjnë raportin e vlerësimit. Raporti do të vijë në Këshill dhe ky i fundit do të analizojë mënyrën se si është bërë procesi, sa drejt dhe i plotë është bërë dhe sa e saktë ka qenë përllogaritja. Vlerësuesit e jashtëm mund të jenë mjekë, manaxherë, infermierë. Zakonisht kjo përbërje do të jetë”, - ka deklaruar kreu i Qendrës së Akreditimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Shëndetësore Isuf Kalo. Akreditimi është një proces i detyrueshëm me ligj, që duhet ta kalojnë të gjitha struktura shëndetësore në vend, por nuk ka një afat kohor se kur mund të aplikohet, ndërkohë që kohëzgjatja e tij do të jetë rreth dy vjet. “Një nga arsyet pse e kemi mbrojtur versionin e detyrueshëm (sepse në të vërtetë disa vende nuk e kanë të detyrueshëm) është se, po t’ua lëmë në dëshirën e tyre, ndoshta një numër i madh institucionesh nuk do të motivohen për ta bërë këtë. I gjithë procesi ka edhe njëfar kostoje, që duhet ta përballojnë vetë institucionet”, - ka shtuar më tej Kalo. Sipas të dhënave të bëra publike, deri më tani rezulton se janë interesuar pranë drejtorisë së Qendrës së Akreditimit një sërë institucionesh, por më të interesuara rezultojnë të jenë strukturat shëndetësore të sektorit privat.