Tenton të kalojë mes flakëve, gjen vdekjen
04/08/2011 Emigranti u kthe për pushime
Një person është përfshirë nga flakët dhe më pas ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke qarkulluar në rrugën e fshatit Kallm. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së mërkurës, kur në zonën naftëmbajtëse të Kallmit në rrethin e Fierit ka rënë një zjarr me përmasa të mëdha. Vetëm pas qetësimit të flakëve policia ka vënë re edhe një kufomë brenda kanalit të pushtuar nga flakët. Në fillim ka qenë era e djegies ajo që ka çuar në dyshim policinë zjarrfikëse. Këta të fundit kanë kontrolluar përgjatë rreth 200 metrave kanal të përfshirë nga flakët, ku kanë pikasur trupin e zhuritur nga zjarri. Menjëherë është lajmëruar policia e komisariatit, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet rreth çështjes. Fillimisht u deklarua si person i paidentifikuar, po kur familjarët e shpallën në kërkim të afërmin e tyre blutë arritën të identifikojnë kufomën.
Mësohet se trupi i përket emigrantit 23-vjeçar Edison Driza, i cili ishte duke udhëtuar me motor në këtë aks rrugor për t’u kthyer në banesën e prindërve të tij në fshatin Kallm. Sipas të dhënave të para, mendohet se i riu ka tentuar ta përshkojë rrugën, edhe pse ky aks ishte i pushtuar nga tymi. Mendohet se tymi dhe zjarri t’i ketë errësuar shikimin të riut, që ka humbur kontrollin e mjetit. Më pas, po sipas grupit të ekspertëve, i riu është rrëzuar së bashku me motorin brenga në kanal, i cili ka qenë i mbuluar nga flakët. Ky mendohet të ketë qenë fundi fatal sipas dinamikës së ngritur për ngjarjen vetëm një orë pas identifikimit të trupit. Familjarët e tij, sapo kanë marrë vesh se një i ri ishte gjetur i djegur, kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe i kanë deklaruar policisë se i riu kishte vetëm pak minuta pasi ra zjarri që u kishte bërë me dije në telefon familjarëve për zjarrin që kishte rënë. Madje ai u ka kërkuar të lajmëronin zjarrfikëset. Por sapo ka thënë këto fjalë, ai ka mbyllur telefonin dhe familjarët janë shqetësuar për vonesën, duke pasur parasysh se distanca e rrugës nuk ishte e madhe nga shtëpitë e tyre. I riu prej 4 vjetësh jetonte dhe punonte në Greqi dhe ishte kthyer një javë më parë për të kaluar pushimet pranë prindërve.