Cilët janë 11 olimpistët shqiptarë në "Pekin 2008"

Shqipëria do të përfaqësohet për të gjashtën herë në Lojërat Olimpike, që zhvillohen në Pekin nga data 8-24 gusht. Për herë të parë, Shqipëria u përfaqësua në Lojërat Olimpike të Mynihut në vitin 1972 në sportet: qitje (4 sportistë) dhe peshëngritje (1 sportist), për të vazhduar më 1992 në Barcelonë në sportet: atletikë (1 sportist), not (1 sportist), qitje (2 sportistë), peshëngritjes (3 sportistë), në Atlanta në vitin 1996 në sportet: atletikë (2 sportistë), ciklizëm (1 sportist), qitje (2 sportistë), peshëngritje (1 sportist), në vitin 2000 në Sidnei në sportet atletikë (2 sportistë), qitje (1 sportist), peshëngritje (1 sportist) dhe në fund më 2004-n në Athinë në sportet: atletikë (2 sportistë), not (2 sportistë), mundje (1 sportist), peshëngritje (2 sportistë). Pas 5 pjesëmarrjeve olimpike, në përfaqësimin e saj të 6-të në Lojërat Olimpike "Pekin 2008" Shqipëria shkon me delegacionin më të madh olimpik. Janë 11 sportistë që do të përfaqësohen në këto lojëra, nga të cilët 7 shkojnë me kualifikim dhe 4 prej tyre me ftesa si sportistët më të mirë në vend.
Dorian Collaku
Datëlindja 02.06.1977
Vendlindja Tiranë
Sporti Atletikë (hedhje cekici)
Gjatësia 184cm
Pesha 115kg
Rezultatet: Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike "Athina 2004"
2008 - Në Espoo të Finlandës rezultati 76.96m
2007 - Espoo Finlandë 75.20m, Kampionati Botëror Osaka 68.30m
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim të kategorisë B me rezultatin 75.20m
Objektivi në "Pekin 2008": Objektivi të shkojë në shifrat e rekordit kombëtar 76.96m
Klodiana Shala
Datëlindja 22.08.1979
Vendlindja Tiranë
Sporti Atletikë (400m)
Gjatësia 163cm
Pesha 51kg
Rezultatet: Pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike "Sidnei 2000", "Athina 2004"
2006 - Kampionati Europian i Atletikës Goteborg (gjysmëfinale) 52"86, Kampionati Europiani Sallave 54"21
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportistja më e mirë femër
Objektivi në "Pekin 2008": Kalim i turit të parë kualifikues, përmirësim të rezultatit personal
Sahit Prizreni
Datëlindja 23.02.1983
Vendlindja Kukës
Sporti Mundje (stil i lirë)
Gjatësia 165 cm
Pesha 62kg
Rezultatet: Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike "Athina 2004".
2005 - Medalje në turneu ndërkombëtar "Dave Schultz", SHBA
2006 - Medalje bronzi Arizona SHBA
2007 - Medalje ari në turneun "Dave Schultz" Kolorado SHBA
2007 - Medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Mundjes Baku Azerbajxhan
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim i 3-ti në Kampionatin Botëror Baku Azerbajxhan
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikim në 5-shen më të mirë të peshës 60kg në olimpiadë
Elis Guri
Datëlindja 6.07.1983
Vendlindja Shkodër
Sporti Mundje (stil klasik)
Gjatësia 188cm
Pesha 96kg
Rezultatet: 2005 Lojërat Mesdhetare "Almeria 2005" /vendi 7 të
2006 - Turneu botëror Trofeu "Milone", Italia/ medalje argjendi
2007 - Kampionati Botëror Baku Azerbajxhan/ vendi 7 të
2008 - Kampionati Europian Tempere Finlandë/ medalje bronzi
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim i 7-ti në Kampionatin Botëror Baku Azerbajxhan
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 5-shen më të mirë të peshës 96 kg në olimpiadë
Rovena Marku
Datëlindja 21.05.1987
Vendlindja Shkodër
Sporti not (50m stil i lirë)
Gjatësia 172cm
Pesha 58kg
Rezultatet: Pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike "Athina 2004"
Pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare "Almeria 2005".
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportistja më e mirë femër
Objektivi në "Pekin 2008": Përmirësimi i kohës me 28"70
Sidni Hoxha
Datëlindja 6.01.1992
Vendlindja Shkodër
Sporti Not (stil i lirë)
Gjatësia 188cm
Pesha 63kg
Rezultatet: 2008 Kampionati Botëror i Notit Mancester/ rekord kombetar me 24"86
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportisti më i mirë mashkull
Objektivi në "Pekin 2008": Përmirësimi i kohës 25"70
Romela Begaj
Datëlindja 2.11.1986
Vendlindja Tiranë
Sporti Peshëngritje
Gjatësia 163cm
Pesha 58kg
Rezultatet: 2005 - Kampionati Europian për të rinj/medalje argjendi
2006 - Kampionati Botëror përtë rinj Kinë/ medalje bronzi
2007 - Kampionati Europian të rritur Strasburg Francë/medalje argjendi
2008 - Kampionati Europian të rritur Itali/ ari, bronzi, argjend
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim individual si Kampione Europe në shkëputje dhe nënkampionë ne dygarësh Kampionati Europian Itali 2008
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 58 kg
Gerti Trasha
Datëlindja 31.01.1988
Vendlidnja: Elbasan
Sporti Peshëngritje
Gjatësia 165cm
Pesha 69kg
Rezultatet: Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike "Athina 2004".
2006 - Kampionati Botëror të rinj Kinë/ medalje argjendi
2007 - Kampionati Botëror të rinj Pragë/ medalje bronzi,
2008 - Kampionati Europian të rritur Italia
Pjesëmarrja në Pekin 2008": Më kualifikim ekipor nga Kampionati Europian Itali 2008
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 69 kg
Erkand Qerimaj
Datëlindja 10.08.1988
Vendlindja Shkodër
Sporti Peshëngritje
Gjatësia 165cm
Pesha 77kg
Rëezultatet: 2005 - Kampionati Europian U17 Bullgari/ nënkampion, medalje argjendi
2006 - Kampionati Europian të rinj Sllovaki/ medalje argjendi
2007 - Kampionati Botëror të rinj Ceki/ medalje argjendi
2008 - Kampionati europian të rritur Itali
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim ekipor nga Kampionati Europian Itali 2008
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 77 kg
Lindita Kodra
Datëlindja 11.05,1962
Vendlindja Kukës
Sporti qitje (25m pistoletë sportive dhe 10m pistoletë ajri)
Gjatësia 160cm
Pesha 80kg
Rezultatet: 2006 - Kampionati Botëror Koraci/ 376 pikë vendi 27 të
2007 - Kupa e Botës Gjermani/ 579 pikë vendi i 7 të
2007 - Kampionati Europian Spanjë/ 583 pikë kampione e Europës
2008 - Kupa e Botës në Pekin, Kinë/782 pikë vendi i 4-t
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim individual si kampione e Europës Granda Spanjë 2007
Objektivi në "Pekin 2008": Në pistoletë sportive grumbullimi i 580-583 pikë dhe klasifikimi në 8-10 vendet e para. Në pistoletë ajri grumbullimi i 382 pikëve dhe klasifikimi nga vendi 15-20.
Edmond Topalli
Datëlindja 22.01.1980
Vendlindja Shkodër
Sporti Xhudo
Gjatësia 175cm
Pesha 81kg
Rezultatet: 2005-2006 pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik në Turqi dhe Maqedoni
2006 2007: Pjesëmarrës në kampionatin europian Finlandë, Serbi
2007 2008: Pjesëmarrës në Kampionatin Botëror Angli dhe Gjermani
Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportisti më i mirë
Objektivi: Pjesëmarrje dinjitoze me arritjen e fitimit të ndonjë takimi.
Datat e garave të olimpistëve shqiptarë
ATLETIKA:
Klodiana Shala, 400 m: 16 gusht (12:00-13:00)
Dorian Collaku, cekic: 16 gusht, (10:40-11:40)
Trajnerë: Taulant Stërmasi, Vaso Selenica
NOT:
Rovena Marku, 50m/stil i lirë: 15 gusht (18:30-18:53)
Sidni Hoxha, 50m/stil i lirë: 14 gusht (18:30-18:58)
Trajner: Dashamir Bregu
MUNDJE:
Said Prizreni, M.e lirë, 65 kg: 13 gusht (09:30-10:30)
Elis Guri. M.klasike, 96 kg: 14 gusht (09:30-10:30)
Trajnerë: Sulejman Hoxha, Besnik Shehu
QITJE:
Lindita Kodra
25 m pistoletë me zjarr: 13 gusht (09:00-14:00)
10 m pistoletë me ajër: 10 gusht (09:00-10:15)
Trajner: Diana Mata
PESHËNGRITJE:
Erkand Qerimaj, 77 kg: 13 gusht (19:00-20:40)
Gerti Trasha, 69 kg: 12 gusht (10:00-12:00/19:00-20:40))
Romela Begaj, 58 kg: 11 gusht (12:30-14:00/15:30-17:00)
Trajnerë: Genc Barkici, Hektor Shaqiri
XHUDO:
Edmond Topalli, 81 kg: 12 gusht (12:00-16:30)
Trajner: Labo Capo
* * *
Të gjithë sportistët në Olimpiada
"Munih 1972"
QITJE: Afërdita Tusha (flamurmbajtëse), Beqir Kosova, Fatos Pilkati, Ismail Rama
PESHËNGRITJE: Ymer Pampuri
"Barcelona 1992"
QITJE: Enkeleda Shehu (flamurmbajtëse), Kristo Robo
NOT: Frank Leskaj
PESHËNGRITJE: Dede Dekaj, Fatmir Bushi, Sokol Bishanku
ATLETIKE: Alma Qeramixhi
"Atlanta 1996":
ATLETIKË: Mirela Manjani (flamurmbajtëse), Vera Bregu
QITJE: Enkeleda Shehu, Diana Mata
PESHËNGTIJE: Ilirjan Suli
CIKLIZËM: Besnik Musaj
"Sidnej 2000"
PESHËNGRITJE: Ilirjan Suli (flamurmbajtës)
ATLETIKË: Klodiana Shala, Oltion Luli
QITJE: Diana Mata
"Athinë 2004"
ATLETIKË: Klodiana Shala (flamurmbajtëse), Dorian Collaku
NOT: Rovena Marku, Kreshnik Gjata
MUNDJE: Said Prizreni
PESHËNGRITJE: Gerti Trasha, Theoharis Trasha
"Pekin 2008"
MUNDJE: Said Prizreni (flamurmbajtës), Elis Guri
ATLETIKË: Klodiana Shala, Dorian Collaku
QITJE: Lindita Kodra
PESHËNGRITJE: Erkand Qerimaj, Gert Trasha, Romela Begaj
NOT: Rovena Marku, Sidni Hoxha
XHUDO: Edmond Topalli
Flamurmbajtësit në Lojërat Olimpike
"Munih 1972": Afërdita Tusha (qitje)
"Barcelona 1992": Enkeleda Shehu (qitje)
"Atlanta 1996": Mirela Manjani (atletikë, hedhëse shtize)
"Sidnej 2000": Ilirjan Suli (peshëngritje)
"Athinë 2004": Klodiana Shala (atletikë, vrapim)
"Pekin 2008": Said Prizreni (mundje, mundje e lirë)