E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osmani nis stërvitjen me Tiranën

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Tefik Osmani, nisi stërvitjen skuadrën e tij të re, Tiranën, që po kryen pjesën e dytë të fazës përgatitore në Ohër të Maqedonisë. Nga Partizani te 23-herë kampionët është bashkuar edhe mesfushori Bledar Devolli.
Ansi Agolli ka mbërritur përfundimisht në kryeqytet si i huazuar te Tiranës. Ish-mesfushori i majtë i Ksamaksit e Lucernës luajti së fundi me finlandezët e Vaasas.
25-vjecari Agolli ka një përvojë të mirë ndërkombëtare si futbollist (tre ekipe të huaja gjatë karrierës së tij, 69 ndeshje, 4 gola). Në formë huazimi te Tirana ka ardhur nga suedezët e Gais edhe sulmuesi Migen Memelli.
Nesër në Ohër, Tirana do të zhvillojë miqësoren e parë të në fazën e dytë përgatitore dhe të katërtin, duke përfshirë dhe tre të parat e në pjesën e parë përatitore. Kundërshtari i ditës së enjte është skuadra kosovare Drenica.
Të gjitha blerjet e Tiranës
Mbrojtës
Rezart Dabulla (Shkumbini)
Andi Lila (Besa)
Tefik Osmani (Partizani)
Entonio Pashaj (Teuta)
Abraham Alcheny (Dinamo)
Mesfushorë:
Ansi Agolli (Vaas, Finlandë)
Bledar Devolli (Partizani)
Sulmues
Migen Memelli (Gais, Suedi), sulmues

Miqësoret e deritanishme të Tiranës
Tirana-Sileks 0-1
Tirana-Ohri 2-1
Tirana-Shkumbini 1-1
Tirana-Drenica (7 gusht)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›