E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerti Trasha ai që zgjodhi të jetë kuqezi

Nga Aida TUCI (Sporti Shqiptar)
Gerti Trasha është i vetmi sportiest nga tre peshëngritësittanë përfaqësues në Lojërat Olimpike që pjesëmarrjen në një olimpiadë e ka për herë të dytë. Edhe pse në moshë është po aq i ri sa Qerimaj dhe Begaj peshëngritësi elbasanas ka një përvojë më të madhe përsa ipërket Olimpiadave krahasuar me kolegët e tij. Por Gerti Trasha është dhe i vemti përfaqësues i ekipit tonë olimpik që nuk ka pasaportë shqiptare. Ai është me pasaportë greke por konkurron për ngjyrat kuqezi.
Mes Shqipërisë dhe Greqisë
"Në Shqipëri nuk ka as kushte dhe as mbështetje nga shteti për të dhënë maksimumin pavarësisht sakrificave që bën. Ajo që më shqetëson mua është fakti se sportistët nuk marrin asnjeherë atë që u takon për sa i përket anës financiare pa përmendur këtu sakrificën që i duhet një të riu për tu bërë sportist. ka deklaruar Gerti Trasha. Për këtë arsye ai bashkë me të vëllain Theoharis Trasha që përfaqësuan shtangën shqiptare në Lojërat Olimpike "Athinë 2004" vitet e fundit kanë qenë në dilemë për tu larguar jashtë Shqipërisë. Të dy vëllezërit kanë marrë nënështesinë greke dhe mundësitë që kanë ata për të konkurruar për Greqinë janë shumë më të favorshme se cdo sportist tjetër. Por ata deri tani kanë mbetur kuqezi edhe pse u mungojnë kushtet për t'u stërvitur, mbështetja nga shteti që të gjitha bashkë sabotojnë shpesh herë dhe objektivat dhe ambiciet e tyre pretenduese. "Jam sportist me pretendime, që synoj majat e peshëngritjes botërore dhe i kam mundësitë të shkoj aty ku kushtet nuk mungojnë, për t'u bërë dikush", ka thënë Gerti, i cili me sa duket është akoma i gatshëm për të bërë një zgjedhje në të ardhmen, e cila do t'i siguronte suksesin dhe realizimin e pretendimeve të tij. "Unë kam një ëndërr ende të parealizuar. Unë dua të jem kuqezi dhe të garoj për Shqipeëine, sic kam bërë deri tani dhe të arrij majat e suksesit, por për të arritur deri tek majat unë ashtu si cdo sportit tjetër kam kërkesat dhe nevojat e mia. Na duhen kushte më të mira në palestër, ku kemi mungesa në bazë materiale por dhe mbështetje më e madhe financiare nga federata dhe shteti. Ansjherë nuk kam dashur që të quahem tradhëtar", shprehet i përfaqësuari për herë të dytë në Olimpiadë, i cili prej disa vitesh është i pajisur me pasaportë greke dhe i ka të gjitha mundësitë për të garuar në të ardhmen për vendin fqinj.
Athinë 2004 debutimi i Trashës
Gerti Trasha për herë të parë u përfaqësua në një olimpiadë në Lojërat Olimpike të 2004 ës që u zhvilluan në Athinë. Bashkë me vëllain e tij Theoharis Trasha ata ishin anëtarë të delegacionit olimpik shqiptar në Lojërat Olimpike Verore "Athinë 2004". Në klasifikimin e përgjithshëm në peshën e tij (62kg) në Athinë, Gerti u rendit në vendin e 13-të, ashtu si dhe vëllai i tij Theoharis.
Në Lojërat Olimpike të 2008 ës që zhvillohen në Pekin Gerti Trasha ashtu si dhe kolegu i tij Erkand Qerimaj shkojnë me kualifikim ekipor. Kampionati Europian për të rritur që u zhvillua në Itali në 2008 ën do të vendoste dhe fatin e peshëngritjes. Ekipi I meshkujve në këtë europian klasifikohet në vendin e parë duke fituar të drejtën e përfaqësimit në Lojërat Olimpike "Pekin 2008" me dy sportistë. Nga peshëngritësit e ekipit tonë kombëtar kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes zgjodhi Gerti Trashën dhe Erkand Qerimaj si sportistët që do të përfaqësonin pshëngritjen shqiptare në Pekin.
Gerti në Elbasan shihet si Shabani i së ardhmes
Gerti Trasha cilësohet nga specailistët e peshëngritjes si "Luan Shabani" i së ardhmes për nga talenti dhe teknika e ngritjes së shtangës. Këtë e ka vënë në dukje edhe vetë kampioni Luan Shabani në prononcimet e tij të rralla në emdia teksa është shprehur në shtypin shqiptar: "Te Gerti shoh veten time kur stërvitesha në palestrën e qytetit tim të lindjes (Elbasan). Shoh dëshirën për t'u bërë kampion dhe sportist i elitës së peshëngritjes. Madje rezultatet e tij për moshën që ka janë rezultate tepër të larta. Jam i sigurt që ai do të arrijë më të mirën dhe shpresoj që në të ardhmen të bëhet peshëngritës i elitës botërore, që konkurron për ngjyrat e ekipit shqiptar,".
Olimpiada objektivi i fundit
Vetëm pak ditë para se të priste biletën për në Lojërat Olimpike "Pekin 2008" dhe e dyta Olimpiadë në karrierën e tij sportive, Gerti Trasha në përfaqësimin e tij të fundit në pedanën evropiane të Linjanos, ai u rendit i teti duke ngritur 304 kg në dy garësh. Trasha pohon se megjithatë rezultati që mori në Itali nuk ishte maksimumi i tij duke dhënë shpresa se në Lojërat Olimpike të Pekinit duhet të presim rezultat më të mirë. "Kampionati Europian i Linjanos ka qenë një garë kualifikuese dhe synimi im ishte pikërisht kualifikimi. Dua të them se rezultati i arritur atje realisht që nuk ka qenë maksimumi im, por mendoj se ishte shumë i mirë. Tani unë kam përpara Lojërat Olimpike. Do të përpiqem që në Pekin do të jem mes të më mirëve. Për këtë aktivitet kam zhvilluar një program stërvitor intensive", u shpreh Trasha. Goditja e fundit për këtë sezon për Trashën do të jetë Olimpiada e Pekinit. Mes shumë konkurentëve nga e gjithë bota shtangisti i kategorisë 69 kg shprehet se edhe atje nuk ka për të zhgënjyer. "Një objektiv tjetër i madh për mua është Olimpiada ku atje do të jap të gjithë maksimumin tim. Ashtu sic e dinë të gjithë për mua këto janë Lojërat e dyta Olimpike ku unë marrë pjesë dhe shpresoj shumë se do të renditem mes 5 6 peshëngritësve më të mirë në botë" premton Trasha që sigurisht që nuk do ta ketë aspak të lehtë.
Olimpistit i mohohet AEFS "Vojo Kushi"
Sigurisht që këto hyjnë të cuditë shqiptare. Gerti Trasha ka mbaruar shkollën e mesme "Qemal Stafa" të qytetit të Elbasanit. Pas diplomimit në shkollën e mesme ashtu si cdo i ri në moshën e tij do të kishte dashur të ndiqte studimet e larta por procedurat burokratike dhe mosdashmirësia e vetë njerëzve të sportit lanë jashtë dyerve të Akademisë së Edukimit Fizik "Vojo Kushi" rekordmenin e europës, medalist në disa aktivitete ndërkombëtare dhe së fundmi olimpistin shqiptar Gerti Trasha. Gjithë skandali që ndodhi me këtë sportis lidhet me procedurën e plotësimit të formularëve të rregjistrimit. Sic tregon dhe ai vetë ai duhej të pltësontë disa formularë që të hynte në testet (normat) e pranimit për në Akademinë e Sportit "Vojo Kushi". Në atë periudhë peshëngritësi ndodhej në Itali ku po përfaqësohej në Kampionatin Europian për të rritur. Pikërisht në këtë aktivitet ku Shqipëria arriti të kualifikonte 2 sportistë mes tyre dhe Trasha. Kur u kthye nga ky eveniment Trasha iu drejtuar dyerve të fakultetin por ato iu mbyllën me preteksin se nuk kishte plotësuar formularët. Edhe pse testet për normat e pranimit në këtë akadami nuk kishin filluar ai nuk u lejua të merrte pjesë në test pasi sipas sekretarisë së akademisë nuk kishte plotësuar formularët e rregjistrimit. Kështu talentit të shtangës i mbyllen dhe dyert e Akademisë "Vojo Kushi".
Gerti Trasha
Datëlindja 31.01.1988
Vendlidnja: Elbasan
Sporti Peshëngritje
Gjatësia 165cm
Pesha 69kg
Rezultatet: Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike "Athina 2004".
2006 - Kampionati Botëror të rinj Kinë/ medalje argjendi
2007 - Kampionati Botëror të rinj Pragë/ medalje bronzi,
2008 - Kampionati Europian të rritur Italia
Pjesëmarrja në Pekin 2008": Më kualifikim ekipor nga Kampionati Europian Itali 2008
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 69 kg

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›