E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çoroditje seksuale për vajzën e Adriano Çelentanos



Për vajzën e tretë të kantautorit të famshëm italian, Adriano Çelentano, Rosalindën, vazhdon çorientimi seksual. Ajo nuk ndihet as femër as mashkull dhe tregon se në jetën e saj ka dashuruar dy herë; një djalë dhe një vajzë. Me lukun tejet agresiv Rosalinda hapet në një revistë italiane mbi problemet e saj të zemrës: “Kur të mungon dashuria prindërore e nënës dhe babait që në djep është vështirë që jeta jote të shkojë mirë. Tashmë e kam humbur krejt besimin te njerëzit e jashtëm, pasi prindërit e mi nuk më kanë transmetuar aspak sens besimi. Në jetën time kam dashur me të vërtetë një herë një vajzë dhe një herë tjetër një djalë, por kam një problem të madh, me asnjërin prej tyre nuk arrij dot që të kryej marrëdhënie seksuale.” –thotë ajo. Rosalinda sapo ka mbushur 40 vjet, ndërkohë që para pak kohësh kishte kapur thuajse fundin! Megjithatë, ajo arriti ta rimarrë shkëlqyeshëm veten pas shkatërrimit që pësoi nga abuzimi me alkoolin. “Ka një mijë mënyra për t’i bërë keq vetvetes dhe në rastin tim, droga ishte alkooli. Pija nga një shishe vodkë çdo mbrëmje dhe vuaja nga një gjendje boshllëku. Kisha probleme edhe me ushqimin” rrëfen vajza e Adriano Çelentanos. Ajo vijon më tej të tregojë se “Për pak kapa fundit dhe mu desh të zgjidhja mes vdekjes dhe jetës. Unë zgjodha të vazhdoja që të jetoja. Në atë kohë isha e bindur edhe që isha lezbike, por specialistët ma mbushën mendjen se isha tepër femërore. Mendoja se isha lezbike pasi nuk arrija dot që të kryeja marrëdhënie seksuale me meshkujt, por kur më ndodhi e njëjta gjë edhe me të dashurën femër e kuptova se problemi ishte një tjetër...”. Vajza e Çelentanos thotë gjithashtu se ajo nuk beson në homoseksualitetin e njerëzve, por në dashurinë pa kufij që japin e marrin të gjithë me njëri-tjetrin.
P. GROSI

7 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›