Dasmë italiane apo ruse për miliarderin Roman Abramoviç?
Bosi i ekipit londinez të Çelsit, Roman Abramoviç është gati për të nisur një jetë të re bashkëshortore me një vajzë që quhet Daria Zhukova dhe që është vetëm 23 vjeçe. Sipas revistës “Metropolitan Post”, Daria tashmë ka zgjedhur edhe vendin ku do të zhvillohet dasma që i bie të jetë Forte dei Marmi në Itali. Pikërisht në këtë lokalitet manjati rus ka hyrë në bisedime për të blerë një villë që kushton 12 milionë euro. Pas prishjes dështimit të martesës me gruan e parë, Irinën, që ndodhi për shkak të pasionit të papërmbajtshëm të Abramoviçit për femrat e reja dhe seksi, ai tashmë ka gjetur dashurinë dhe shoqen e jetës te 23-vjeçarja ruse. Organizimi i ceremonisë martesore të çiftit rus do të jetë shumë më i ndërlikuar sesa ç’mund të pritej. Çifti nuk është në një mendje për vendin se ku duhet të zhvillohet martesa. Dasha, siç thërritet me përkëdheli e dashura e miliarderit rus kërkon me çdo kusht Italinë, ndërsa Abramoviç insiston se është më mirë që të festojnë në vilën e tyre të qetë në Moskë. Dasha ka bërë gjithçka për të rënë në sy, duke nisur që nga marrja e 27 bodigardëve të cilët ngasin secili nga një limuzinë, deri te të tjera çmenduri të sajat. Martesa pra do të jetë stratosferike. Në listën e të ftuarve do të jenë Paris Hilton, Lindsay Lohan, Brad Pitt, Angelina Jolie, Shevçenko, Ami Uinehouse dhe këngëtari Sting. Pas dasmës dhe muajit të mjaltit, çifti ka planifikuar që të organizojë një udhëtim mes Nambisë, Vietnamit dhe Zimbaues për të bërë një mision solidariteti.
7 Gusht 2008