Cili është armiku?
"Ndërtimi i Kombinatit Metalurgjik është baras me çlirimin e dytë të Shqipërisë". Këto fjalë i takojnë një prej fjalimeve më hyjnizues të E.Hoxhës për "atdheun socialist" që shkon përpara "gjithnjë në rrethim". Vetëm një dekadë më herët ishte ish-kryeministri M.Shehu ai që e pati paraqitur daljen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës si një çlirim të dytë të Shqipërisë. Ishte i njëjti vit kur De Gaulle, presidenti i Francës, "e ngriu" pozitën e vendit të vet në aleancën e NATO-s, proces që zgjati deri para dy javësh, por as ai vetë dhe as pasuesit e tij nuk e kanë quajtur këtë "çlirim të dytë të Francës".
Ndoshta nuk do të më kishin ardhë ndërmend këto krahasime të çuditshme sikur pikërisht këto ditë të mos ishte përsëritur i njëjti krahasim, madje në një rrotullim progresiv më të lartë. Hyrja në NATO është ngjarja më e madhe në historinë e Shqipërisë qysh prej shpalljes së pavarësisë. Anëtarësimi në aleancën euroatlantike ua kalon të gjitha zhvillimeve politike që ka përjetuar Shqipëria në një shekull. "Unë në NATO" është një ditë epoke. Me një fjalë, "Festë të madhe ka sot Shqipëria" ! I njëjti dekor, të njëjtat fjalime, të njëjtat slogane, majtas, djathtas, përpara. Ashtu si kaq herë të tjera. Dhe, sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, më duhet t‘i shpjegoj dhe tim biri nëse është e vërtetë se ngjarja më e madhe në historinë e Shqipërisë pas 28 nëntorit të 1912-ës është vizita e ish-presidentit G.Bush në Tiranë, sikurse shkruhet në tekstet shkollore!
Jashtë çdo diskutimi, hyrja e Shqipërisë në NATO është një arritje politike. Një datë që meriton respekt të denjë. Por kaq e pavlerë qenka gjithë historia gati 100-vjeçare e Shqipërisë, qysh prej vjeshtës së tretë të vitit 1912, që s‘paska asgjë për të shenjuar deri në ditën e 4 prillit të këtij viti?! Mirë që fitorja antifashiste dhe deklarimi i Shqipërisë si fuqi aleate fitimtare në Konferencën e Paqes më 1946 nuk qenka një ngjarje aq e merituar sa të renditet pas asaj të themelimit të shtetit. Mirë dhe që 17 shkurti, dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk qenka aq e denjë sa të konfigurojë kalendarin e historisë politike të kombit shqiptar. Po të paktën shembja e totalitarizmit bolshevik në fundin e viteve 1990 a nuk ia vlen të qendrojë diku midis shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në NATO, në mos për tjetër në shenjë respekti për atë ndryshim epokash që përjetoi globi mbarë dhe Shqipëria e ndoqi si "guri i fundit i dominosë"? Pa shkuar tek pyetja e pamëshirshme: Vetëm me këto dy ngjarje do ta festojë ky vend jubileun e 100-vjetorit?!
Tam-tam-et po gjëmojnë gjithandej. Vetëm rapsodët popullorë mungojnë. Edhe "pionierët e Enverit" ja ku janë, me bluzat blu-saks dhe sloganet krenare "Unë në NATO!". E ç‘rëndësi ka që të gjithë treguesit e zhvillimit shoqëror të vendit janë në nivelin më kritik të dy dekadave të fundit, duke përjashtuar vitin 1997? Një arsye që lidhet me mbrojtjen, për shembull. Vërtet ekonomikisht do të na kushtojë më shumë, sepse, ta themi më të voglën, pagat e ushtarakëve nuk mund të jenë më si më parë, ama jemi të sigurt, jemi të mbrojtur. Të mbrojtur, po nga kush? Cili është armiku? Nëse do të merrni mundimin dhe të shfletoni vetëm për disa sekonda tekstet e historisë së Shqipërisë, aty "armiku" janë fqinjët: të parët "shkjetë", sllavo-bolshevikët, fanariotët dhe shovinistët grekë, turqit e kohës së Skënderbeut e të Ismail Qemalit, italianët këmishëzinj dhe para tyre ata të 1920-ës, pastaj në fund fare dhe ushtria naziste. Gjatë periudhës totalitare qenë shpikur disa rreziqe të tjerë: të dy traktatet e blloqeve politike-ushtarake, veç e veç e si koalicion armiqsh; bazat ushtarake të këtyre traktateve në vendet fqinje, imperialistët e socialimperialistët dhe shërbëtorët e tyre (titistët të parët). Mirëpo të gjitha këto janë rrethana të së kaluarës. Shqipëria dhe shqiptarët nuk jetojnë më në rrethim. Traktati i Varshavës ka vdekur. Traktati i Atlantikut Verior (NATO) është aleati ynë i natyrshëm. Një fuqi ushtarake e formuar dhe komanduar prej këtij traktati, KFOR, dëboi ushtrinë dhe milicinë serbe nga Kosova më 1999, duke fituar mirënjohjen historike të shqiptarëve. Një forcë e ngjashme, me emrin AFOR, ishte e pranishme në Shqipërinë shtetërore qysh prej shpërthimit të ngjarjeve katastrofale të vitit 1997 deri në rivendosjen e rendit. Sa u takon "armiqve" tradicionalë, ata ose janë themelues të NATO-s apo të anëtarësuar në përbërje të saj, ose janë në një rreshtim me Shqipërinë, gjë që do të thotë se janë vetëm "armiq të çaktivizuar" për shkak të zhvillimit të procesit historik.
Cili është armiku, atëherë? Kjo është një pyetje e ligjshme që cilitdo i lind e drejta për ta drejtuar, nëse hyjnizimi i hyrjes në NATO shkon deri në atë shkallë sa po e dëshmojmë këto ditë. Shqipëria ka dalë nga rrethimi, por ndoshta mendësia shqiptare ende nuk ka dalë prej rrethimit. Hija e armikut vërtitet përsëri andej-këndej. Vetëm në një rrethanë të tillë mund të marrë njëfarë vlere gjithë entuziazmi i papërmbajtur i kremtimeve të këtyre ditëve. Nëse nuk është kjo rrethanë psikologjike e një mendësie të prapambetur, atëherë për ç‘mbrojtje e kanë fjalën oratorët? Nëse kanë në mendje qëndrueshmërinë e brendshme politike-shtetërore, mospërsëritjen e misioneve "Alba" e "Pelican", atëherë kjo do të na fyente shumë të tërëve. Njerëzit e qeverisur të këtij vendi kanë nxjerrë aq mësime nga e shkuara e afërt e tyre sa të mos marrin më armët për të zgjidhur problemet e veta. Nëse u vërtitet në mendje rikthimi i një situate si ajo e bisedimeve me F.Vranitzki-in në një luftanije në Adriatik, kjo do të ishte me të vërtetë e trishtueshme dhe dramatike.
Bashkimi i Shqipërisë me NATO-n është një proces aq i natyrshëm, sa do të kishte qenë në lartësinë e kërkuar, thjesht një solemnitet reflektues. Shqipëria është vendi i parë që doli nga Traktati i Varshavës (1968). Ky fakt historik nënkuptonte që Shqipëria të hynte jo e parafundit në NATO, sikurse po ndodh, por shumë më shpejt se vende të tjera të traktatit kundërshtar, që u shpërnda vetëm pasi ishte përmbysur kampi i Lindjes. Për arsye historike Shqipëria e meritonte një anëtarësim më të shpejtë. Dhe nëse nuk ndodhi, duhet ta dimë mirë se përgjegjësia e vonimit mbetet këtu brenda. Sa i takon vullnetit dhe dashamirësisë së vet aleancës, kjo s‘do koment, sepse janë provuar më 1992, më 1997 dhe më 1999. Zhvillimi ka ardhur në një mënyrë të tillë që para festës do të duhej të jepej një shpjegim vetëkritik pse kjo klasë sundimtarësh e vonoi kaq shumë bashkimin dhe ia shpërdoroi të vetmen përparësi që kishte vendi kur u nda nga e kaluara totalitare. Mirëpo, meqë në Shqipëri nuk është traditë të qortohet vetvetja dhe të merret përgjegjësia, të paktën pak modesti.
Një vend, kur anëtarësohet në një traktat apo aleancë politike-ushtarake, "kuoton" në tregun ndërkombëtar vleftën gjeopolitike të vetvetes. Në mos e përfitoftë atë, të paktën ia njeh vetes botërisht. Dihet mirë se çfarë efekti pati dalja e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. Fqinji përtej Adriatikut, i qetë se këndej detit nuk kishte më prani ushtarake ndërkombëtare, sipas pohimeve të protagonistëve të asaj periudhe dhe statistikave zyrtare, çliroi nga buxheti i vet jo miliona, por miliarda dollarë, duke i zhvendosur nga shpenzimet parazitare ushtarake në shpenzime civile të frytshme. Jo në kuptimin figurativ, por në kuptimin e drejtpërdrejtë, në mirëqenien e fqinjëve tej Adriatikut gjatë viteve 1970-1980, sipas pohimeve të vetë politikanëve italianë, ka të pranishme diçka prej "trimërisë shqiptare". Është fakt se daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës vleftën gjeopolitike ia përfituan fqinjët përtej. Ishte e njëjta kohë kur, po për t‘i dhënë vlerë pozitës gjeostrategjike të vet, politikanët e Athinës nxirrnin në ‘Omonia‘ qindra mijë qytetarë, me thirrjet për dëbimin e bazave të NATO-s, dhe përfitimi ishte gjithashtu miliarda dollarë mbështetje ekonomike amerikane. Po kësaj radhe, cili do t‘ia përfitojë vlerën gjeopolitike hyrjes së Shqipërisë në NATO? Fare e sigurt: një palë e tretë. Një ndikim negativ në buxhetin e "armikut të pashpallur" me emrin Rusi?
Ishim objektivisht të parët në listën e anëtarësimit, të parët që regjistruam kërkesën, dhe po pranohemi të parafundit. Edhe sikur diku-diku të jetë duke mbijetuar marrëzia shqiptare e destabilizimit të brendshëm, pra, edhe sikur "armiku të jemi ne vetë", vite si 1997-a nuk do të rikthehen. Misionet e kohërave të dështimit politik nuk do të jenë më, sepse Shqipëria është tashmë territor i aleancës. Mbi të gjitha, në çfarëdo rrethane që të zhvillohet situata në Kosovë, ku KFOR me sa duket do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë, Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, është gati për të gjitha lehtësirat dhe aleatët nuk kanë pse mbeten në gjendje kërkimi. Dhe le të themi dhe të fundit: euroatlantizmi nuk është ideologji, por strategji, dhe në panelet euro-kontinentale strategjitë cilado qofshin ato, gjithmonë prodhojnë propaganda që thjesht fabrikojnë realitete shumë larg së vërtetës.