Cirku i Metropolit, Mos i beso kurrë një ujku, me balet teatër dhe akrobaci

Fabula e përrallës së njohur për fëmijë Kecat dhe ujku do të vijë premierë në arenën e cirkut
Fabula e përrallës së njohur për fëmijë Kecat dhe ujku do të vijë premierë në arenën e Cirkut të Metropolit më shfaqjen me titull Mos i beso kurrë një ujku. Në këtë shfaqje janë ndërthurur baleti, danci, teatri dhe akrobacia. E gjithë performanca do të realizohet nga Ansambli i Fëmijëve Spektër dhe trupa e Cirkut të Metropolit. Ajo do të vijë nën koreografinë e Llaqi Nakos, si dhe të pedagogëve të studios së cirkut të Metropolit Silvana Dumi, Agron Muho, Kujtim Dumi dhe Sokrat Buzo. Nga zyra e shtypit mësohet se premiera me e re e Cirkut të Metropolit është konceptuar këtë herë një formë krejt të veçantë. Në eksperimentim është marrë fabula popullore Kecat dhe ujku. Regjisori Llaqi Nako ka vënë dorë më shumë kujdes në përmbajtje, por pa cënuar moralin që përcjell fabula. Mbi këtë motiv është bërë edhe ndryshimi i titullit. Kjo shfaqje nuk është thjesht balet, nuk është danc-teatër, nuk është muzikholl, por ka nga të gjithë këto zhanre në kuptimin klasik të fjalës. Por nëse nuk mund të bëjmë një përcaktim adekuat është për faktin se autori është përpjekur që ta përshtatë në specifiken që ka zhanri i cirkut. Ashtu siç e kanë ndërtuar gjithçka është e përligjur nga ana ideore dhe artistike. Themi ideore dhe artistike për faktin se shfaqja ka dramaturgji letrare mbi bazën e së cilës përshtatet gjithë teknologjia artistike dhe mjetet shprehëse. E gjitha kjo ilustrohet me një muzikë të përzgjedhur, jo e shkruar enkas që do të ishte idealja, por e përshtatur me të gjithë zhvillimin dramaturgjik të veprës, bëhet e ditur nga zyra e shtypit. Në këtë shfaqje marrin pjesë dy trupa artistike si : Ansambli i Fëmijëve Spekter dhe studio e Cirkut të Metropolit. E veçanta është harmonizimi i disa gjinive të artit skenik si: baleti, dac-teatri, muzikholl, pantonima, dhe akrobacia ku brenda së cilës përfshihen disa profile: si numra plastik, xhonglerim, dinamikë etj. Kjo akrobaci nuk vjen me një renditje skematike, por si një ilustrim i ngjarjes në mënyrë shumë të natyrshme. E veçanta e dytë e shfaqjes është në faktin se nga fillimi i saj deri në fund ndodhemi në botën e kafshëve. Janë kafshët ato që veprojnë, flasin, kërcejnë, këndojnë, performojnë akrobaci, sepse jemi në një përrallë, në mes të pyllit, por gjithsesi nën kupolën e çadrës së cirkut. Sjellja në skenë me nota kaq reale të atmosferës së pyllit i dedikohet edhe punës së kostumografes Zana Bodinaku. Baza, për nga pikëpamja e vlerave janë performancat e Studios së Cirkut të Metropolit me të cilët kanë punuar pedagogët : Silvana Dumi dhe Agron Muho si dhe Mjeshtërit e Cirkut të Metropolit: Kujtim Dumi e Sokrat Buzo, pohojnë nga zyra e shtypit e Qendrës Kulturore Tirana. Cirku i Metropolit ka nisur aktivitetin e tij në fillim të vitit 2008, ndërkohë që ai është pjesë e Qendrës Kulturore Tirana, e themeluar në vitin 2005. Premiera Mos i beso kurrë një ujku do të jetë ditën e shtunë dhe të diel, 14 dhe 15 mars në Arenën e Cirkut të Metropolit për të vijuar me shfaqje çdo fundjavë në të njëjtën orë për muajt në vazhdim.
Last Updated on Wednesday, 11 March 2009 14:12