E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rikthehet në skenë " balerini Agron Aliaj

E nëse do ta quanim rikthimi "I gjeneralit të ushtrisë së vdekur" në TOB, porn ë një mënyrë moderne dhe vërtetë të realizuar, do të jetë më mbreslënëse të quhet dhe bashkë me të rikthimi i një imazhi që nuk mund të venitet kurrë. Lëvisjet e bënë atë të gjallë dhe bashkë me të u shkrua dhe historia e puanteve shqiptare, disa prej të cilave janë më të famshmet në botë. Agron Aliaj jo vetëm që realizon një vepër të nivele të mëdha, por i jep akoma dhe më vlerë dche bukuri kësaj shfaqeje përmes një roli vërtetët të rëndësishëm. Loja e tij dhe performance e shkëlqyer në trupën profesionale të Tob do të risjellë pas vitesh e vitesh mosngjitje në atë skënë mjeshtrin e madh. Skena ka fatin që e ka ende të gjallë dhe të fortë Agron Aliaj, i cili lindi dhe rriti breza të tërë balerinësh, që ashtu sikurse dikur ai, sot janë solistët më të mire. Gjenerali i ushtrisë së vdekur një premierë apsolute në Tob është një bashkëpunim shqiptaro francez dhe sjell një vizon të ri hapësinor dhe trajtim skenik nga skenografi Valerio Ferrari apo kostumet nga Anne Brault dhe konsulentja e koreografit Laura Frigato. Por ajo që do të shënojë dhe vecantinë në këtë vepër do të jetë performance e paharrueshme e të madhit Agron Aliaj në rolin e Autorit dhe ndoshta aty do të jetë e përqëndruar vëmendja e publikut shqiptar. Agron Aliaj ka vite që i është shkëputur skenës shqiptare në performance të tijë në koreografi, por rikthimi duket se do të jetë vërtetë dinjitoz nga një emër po aq dinjitoz.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›