Premiera e re e Cirkut te Metropolit vjen ne fundjaven argetuese te Tiranes

Tiranë, 10 mars 15:32 NOA – “Mos i beso kurrë një ujku, është një vepër teatrale risi në vendin tonë që eksperimentohet për herë të parë këtë fundjavë në Teatrin e Cirkut të Metropolit.
Ai ka për regjisor, libretist dhe koreograf, Llaqi Nakon dhe me formulim muziko nga Saimir Çili kurse kostumografe, është Zana Bodinaku.
Premiera më e re e Cirkut te Metropolit është konceptuar këtë herë përmes një forme krejt të veçantë.
Në eksperimentim është marrë fibula popullore “Kecat dhe Ujku”. Regjisori Llaqi Nako ka vene dore me shume kujdes ne përmbajtje, por pa cenuar moralin qe përcjell fabula. Mbi këtë motiv është bërë edhe ndryshimi i titullit.
Kjo shfaqe nuk është thjeshtë balet, nuk është dance-teatër, nuk është muzikholl, por ka nga te gjithë këto zhanre ne kuptimin klasik te fjalës.
Por nëse nuk mund te bëjmë një përcaktim adekuat është për faktin se autori është përpjekur që ta përshtatë në specifikën qe ka zhanri i cirkut.
Ashtu siç e kanë ndërtuar gjithçka është e përligjur nga ana ideore dhe artistike.
Themi ideore dhe artistike për faktin se shfaqja ka dramaturgji letrare mbi bazën e së cilës përshtatet gjithë teknologjia artistike dhe mjetet shprehëse.
E gjitha kjo ilustrohet me një muzike të përzgjedhur, jo e shkruar enkas qe do te ishte idealja, por e përshtatur me të gjithë zhvillimin dramaturgjik të veprës.
Në këtë shfaqje marrin pjesë dy trupa artistike si: Ansambli i fëmijëve “Spektër” dhe studio e Cirkut te Metropolit.
E veçanta është harmonizimi i disa gjinive te artit skenik si: baleti, dance-teatri, muzikholl, pantonima, dhe akrobacia ku brenda së cilës përfshihen disa profile: si numra plastikë, xhonglerim, dinamike etj.
Kjo akrobaci nuk vjen me një renditje skematike, por si një ilustrim i ngjarjes në mënyrë shumë të natyrshme.
E veçanta e dyte e shfaqjes është ne faktin se nga fillimi i saj deri ne fund ndodhemi ne boten e kafshëve.
Janë kafshët ato që veprojnë, flasin, kërcejnë, këndojnë, performojnë akrobaci, sepse jemi në një përrallë, në mes të pyllit, por gjithsesi nën kupolën e çadrës se cirkut.
Sjellja ne skene me nota kaq reale te atmosferës se pyllit i dedikohet edhe punës së kostumografes Zana Bodinaku.
Baza, për nga pikëpamja e vlerave janë performancat e Studios se Cirkut te Metropolit me të cilët kanë punuar pedagogët Silvana Dumi dhe Agron Muho si dhe Mjeshtërit e Cirkut te Metropolit: Kujtim Dumi e Sokrat Buzo.
Premiera e “Mos I beso kurrë një ujku” do të jetë ditën e Shtunë dhe të Diel, 14 dhe 15 Mars 2009, ora 11.00 në Arenën e Cirkut të Metropolit për të vijuar me shfaqe çdo fundjave në të njëjtën orë për muajt në vazhdim.
e.l/NOA