Cirku i Tiranës aktivitete në shkollat e kryeqytetit
Nga humori i shesheve në fshat tanimë palestrat e shkollave 9-vjeçare janë shndërruar në arena të vërteta cirku për akrobatët, kllounët, klasën e qenve të tipit Diana apo prestitigjatorët e Cirkut të Tiranës. Fëmijët e dy cikleve në shkollën "Vasil Shanto" janë argëtuar kundrejt një minipagese simbolike me dy spektakle të improvizuara nga trupa e artistëve.
Udhëheqësi artistik në qendrën kulturore Tirana Fatos Roshi na ngre perden e arenës lëvizëse që do të zgjasë deri në fund të muajit maj.
Kllounët Nevruz Hyseni dhe Vilson Gjoncaj rizgjuan të qeshurat tek djemtë dhe vajzat pas orëve të fundit të mësimit.
Shfaqjet e Cirkut shëtitës do të vijojnë javën e ardhme përveç arenës së Cadrës të shtunën dhe të dielën edhe në shkollën e Kuqe dhe Misto Mame të kryeqytetit.