E Diel, 1 Nëntor 2026

Cirku në Ministrinë e Kulturës, ndryshon statusi i një institucioni që po "vdiste"

Cirku i Tiranës nuk do të shkojë drejt zhdukjes. Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri në një takim me përfaqësuesin e sindikatës së artistëve Reshat Ibrahim, drejtues dhe mjeshtra të arenës së cirkut të Tiranës garantoi se Cirku do të shndërrohet në një institucion kombëtar. Kjo do të thotë paga e pensione të posaçme për akrobatët, prestitigjatorët, kllounët e iluzionistët shqiptarë, pasurim me kafshë të zgjedhura për numra cirku si dhe shtrirje në të gjitha rrethet e Shqipërisë.
Drejtuesit e Cirkut nga ana e tyre e përshëndetën këtë vendim të qeverisë duke kërkuar mbrojtjen e territorit dhe rindërtimin e mjediseve në degradim të Cirkut. Ndryshimet në ligjin për artin skenik pritet shume shpejt të kalojnë në parlament dhe ëndrra e tejzgjatur e artistëve të cirkut shqiptar të jetë më e prekshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›