E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri i Kukullave, shfaqje për vogëlushët jetimë

Teatri i Kukullave dha dje një shfaqje për vogëlushët jetimë. Fëmijët e policëve të vrarë dje shijuan jo vetëm një shfaqje me kukulla për ata, por dhe shumë performanca të tjera artistike. Një ditë vetëm për ju ishte emblema e programit dedikuar fëmijëve të

martirëve të policisë së shtetit, që u organizua nga Qendra Kombëtare e Fëmijëve, Ministria e Brendshme dhe Teatri i Kukullave në Tiranë. Spektakli për fëmijët jetim nisi dje në sheshin para teatrit me valle e këngë popullore e qytetare, si dhe një ekspozitë me imazhe të sjella nga fëmijët në pikturë. Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Klaudia Hila përçoi në fjalën e saj përshëndetëse mesazhin e dashurisë për fëmijët pa baballarët e tyre me uniformë, duke e vlerësuar 26 marsin si një ditë vetëm për ta. Në skenën e Teatrit të Kukullave dhe në hollin e hyrjes personazhe të njohur të botës së përrallave shoqëruan me pamjen dhe lojën fantastike për dhjetëra familjet e ardhura nga mbarë vendi. Për fëmijët e pranishëm në këtë shfaqje, veç argëtimit që ata morën u ndanë dhe dhurata në shenjë vlerësimi e mirënjohje për etërit e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›