Teatri i Kukullave shfaqje për fëmijët e policëve të vrarë
Një ditë vetëm për ju ishte emblema e programit dedikuar fëmijëve të martirëve të policisë së shtetit nga Qendra Kombtare e Fëmijëve, Ministria e Brendshme dhe Teatri i Kukullave në Tiranë.
Spektakli nisi në sheshin para teatrit me valle e këngë popullore e qytetare si dhe një ekspozitë me imazhe të sjella nga fëmijët në pikturë.
Drejtoresha e Teatrit Klaudia Hila përcon mesazhin e dashurisë për fëmijët pa baballarët e tyre me uniformë, duke vlerësuar 26 marsin si një ditë vetëm për ta.
Në skenën e teatrit të kukullave dhe në hollin e hyrjes personazhe të njohur të Botës së përrallave shoqëruan me pamjen dhe lojën fantastike për dhjetëra familjet e ardhura nga mbarë vendi.
Për fëmijët e pranishëm vec argëtimit u ndanë dhe dhurata në shenjë vlerësimi e mirënjohje për etërit e tyre.