E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i G8-ës, në fokus ekonomia

Sot nis punimet Samiti i vendeve të industrializuara të botës në Tajako, në ishullin japonez të Hokaidos. 

 Rreth 20 mijë policë japonezë janë angazhuar për sigurinë e këtij samiti, ku ka pasur gjatë ditëve të fundit protesta të ashpra në të gjithë Japoninë. Fokusi kryesor i takimit është ekonomia botërore, por edhe më gjerë. Axhenda e këtij viti ngjan me atë të viteve ’70. Edhe atëherë kishte krizë të naftës, inflacion të lartë dhe një rritje të dobët ekonomike dhe në disa raste nuk kishte rritje. Çmimet e energjisë dhe ushqimeve e kanë rritur inflacionin. Krizat ndërkombëtare të kreditit e kanë dobësuar rritjen e ekonomike, megjithëse në shumicën e ekonomive kjo rritje nuk është zhdukur tërësisht. Rritja e fundit e çmimit të naftës mund t’i përkeqësojë problemet, duke rritur inflacionin, duke prekur fitimet e kompanive dhe duke varfëruar konsumatorët. Kriza e ushqimeve pritet të nxitet nga liderët afrikanë dhe aziatikë. Sa i takon inflacionit, janë bankat ato që kanë kontrollin. Banka Qendrore Evropiane ka ndërmarrë një hap duke rritur interesat javën e kaluar. Udhëheqësit e G8-ës do të merren me këto probleme dhe pritet të dalin me disa ide. Për sa i takon rritjes së çmimeve, kriza ka çuar një kërkesë specifike për G8-ën, financime për një program ambicioz ndihme për t’i dhënë një shtysë bujqësisë në vendet e varfra që ato të ushqejnë veten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›