Fidel Kastro, gazetari më i mirë kubanez për 2007
Ish-presidenti i Kubës, Fidel Kastro është shpallur gazetari më i mirë në Kubë për vitin 2007.
Në konkursin për çmimin “Gazetari më i mirë i vitit”, në Kubë ishin 23 gazetarë të njohur kubanezë, mes të cilëve një i ri në fushën e gazetarisë, por jo në atë të raporteve dhe deklaratave zyrtare, Kastro. “Fidel Kastro e fitoi çmimin, sepse në tekstet e tij të publikuara në gazetat e përditshme kubaneze i qëndroi besnik ideve, të vërtetës dhe etikës”, theksohet në vendimin e çmimit. Vendimi u mor në Kongresin e 8-të të Bashkimit të Gazetarëve Kubanezë (UPEC) në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave në Havanë. Ky sesion dukej që në fillim se i ishte dedikuar Fidel kastros. Ai nisi me një film në të cilin lideri revolucionar kubanez fliste mbi sfidat e shtypit dhe gazetarisë për të luftuar globalizimin e neoliberalizmin. Në takim u diskutua dhe u prezantua libri i ish-presidentit, Kastro “Fidel: Një gazetar”. Në organizatën e gazetarëve të Kubës bëjnë pjesë 3 680 anëtarë. Fidel Kastro ka pasur probleme të rënda shëndetësore, shumë herë mediat kanë aluduar se ai ka qenë pranë vdekjes, pasi është zhdukur nga fokusi për muaj të tërë. Funksionin e presidentit ai ia ka kaluar vëllait të tij, Raul Kastro. Gjatë kësaj kohe ai nuk është paraqitur në publik, por vetëm nëpër xhirime televizive ku lexohen tekstet e tij.