E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hagen Lichtenberg”,një fondacion për shqiptarët

Fondacioni “Hagen Lichtenberg” hap portat evropiane për elitën intelektuale shqiptare. 

Xhevat Ukshini

Në veri të Gjermanisë, në qytetin Hanseatik të Bremen-it, bota akademike shqiptare e së ardhmes ka gjetur një mbështetës të madh, një emër ende jo aq të njohur në publikun e gjerë shqiptar: Prof.dr. Hagen Lichtenberg (Hagen Lihtenberg). Por, me sa  duket, gjithçka do të ndryshojë nga kjo fundjave. Doktoranti shqiptar Hamdi Reçica thotë se ky fondacion do të jetë në shërbim ekskluziv të doktorantëve shqiptarë nga gjithë hapësira etnike, të cilët do të vijnë këtu në Bremen për të bërë doktoraturat dhe për të bërë hulumtime shkencor. “Me fjalë të tjera është një portë e madhe  e shkencës që po hapet për ne falë angazhimit të një personaliteti të shquar dhe miku besnik e të devotshëm siç është vërtet prof.dr.Hagen Lichtenberg”, thotë Reccica. Po kush është në të vërtetë prof.dr. Hagen Lichtenberg? Eshtë lindur më 3.07.1943 në Pulach im Isartal, rrethi i Mynihut në Bavari. Pas maturës  në vitin 1963 në Mynih, ai me synimin që dikur të futet në shërbimin diplomatik të atdheut të tij  i fillon  studimet  për drejtësi në Universitetin e Berlinit dhe  i vazhdon në Universitetin e Zhenevës, kurse i përfundon ato në Mynih.  Në vitin 1975 e merrë titullin  e doktorit të drejtësisë. Në vitet  1969-1972 punon në “Institutin për të Drejtën Ekonomike Europiane dhe Ndërkombëtare” në Universitetin e Mynihut. Prof.dr. Lichtenberg që nga viti 1988 është profesor mysafir në “Europian Community  Institute” të Universitetit Marmara në Stamboll, profesor mysafirë ai ka qenë edhe universitete në Kinë e në SHBA. Lichtenberg  ka dhënë kontribute me vlerë në bashkëpunimin me universitetet në Hungari,  Sllovaki, Poloni, Bjellorusi, Rusi dhe Uzbekistan. Reçica e vë në dukje kontributin e madh të zotit Lichtenberg për shqiptarët, qoftë përmes vizitave të tij, qoftë përmes punës së tij si ekpsert i të drejtës në në hartimin e ligjeve të Kosovës, ku prof. dr. Lichtenberg është i përfshirë që nga viti 2003. Reçica thotë më tej se prof.dr. Lichtenberg ka treguar një zell të madh për pranimin e studentëve kosovarë në katedrën Jean-Monnet (gjeneratën e parë e studentëve shqiptarë e përbëjnë: Hamdi Reçica dhe Arsim Avdijaj nga Kosova, kurse Bardhyl Hasanpapaj nga Shqipëria). Në vitet e ardhshme pritet që të vijnë në Bremen për të vazhduar studimet postdiplomike edhe studentë të tjerë nga Shqipëria, Kosova e viset e tjera shqiptare. “Këtij qëllimi do t`i shërbejë pikërisht themelimi i `Fondacionit Hagen Lichtenberg-  Hagen Lichtenberg Stiftung` që do të themelohet pikërisht sot” vazhdoi Reçica duke precizuar se „ky fondacion do të vihet në shërbim vetëm të magjistrantëve dhe doktarantëve shqiptarë, pra do të jetë një institucion që do t`i ndihmojë akademikët shqiptarë.” Doktoranti Reçica flet më tej edhe për kontributin e Lichtenberg në vënjen e kontakteve të bashkëpunimit me universitetet shqiptare. „Tashmë është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Bremen-it dhe Katedrës jean Monnet dhe universitetit AAB në Prishtinë. Bashkëpunime të tilla sigurisht që në të ardhmen do të ketë edhe me universitetet në Shqipëri dhe në Maqedoni”, thotë ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›