E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i SHBA në dyshim, dështon pakti me Poloninë

Programi i mbrojtjes raketore amerikane në Evropën Lindore është vënë në dyshim pas hezitimit të Polonisë për të pranuar paktin. 

Ndërkohë që SHBA dhe Çekia do të nënshkruajnë gjatë javës marrëveshjen përfundimtare për ndërtimin e radarëve për mbrojtje nga raketat, negociatat me Poloninë janë shumë afër dështimit. Kryeministri polak, Tusk deklaroi se qëndrimet nuk janë afruar as pas telefonatës me zëvendëspresidentin amerikan Dick Cheney. Polonia ka kërkuar si shpërblim garanci për masa të veçanta sigurie pas kërcënimit të Rusisë se do të kundërveprojë mbi këdo vend që pranon këtë program, të cilin e sheh si kërcënim për veten. Nga mesi i javës SHBA informoi se negociatat me Poloninë për ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes raketore kanë dështuar. Më parë ishte përmendur edhe Letonia si alternativë e mundshme. Pas një telefonate me zv/presidentin Dick Cheney, edhe kryeministri polak Tusk, bëri të ditur se negociatat për ndërtimin e sistemeve raketore amerikane në Poloni, janë shumë afër dështimit. “SHBA kanë qenë dhe janë partneri kryesor dhe mik i Polonisë. Ushtarët tanë kanë ndihmuar gjithmonë kur ka qenë e domosdoshme dhe kritike. Po këto negociata janë edhe më shumë, kanë të bëjnë me territorin e Polonisë”, tha Tusk. SHBA duan që sistemet radare t’i ndërtojnë në Çeki, ndërsa sistemet raketore mbrojtëse në Poloni. Zyrtarisht thuhet se qëllimi është mbrojtja prej sulmeve të mundshme nga Irani, por Rusia ndjehet e kërcënuar. Para fitores në zgjedhje, kryeministri Tusk ka deklaruar se, për dallim prej ish-kryeministrit Kacinski, në negociata me amerikanët do të jetë më i ashpër. Polonia kërkon ndihma më të mëdha për ndërtimin e sistemeve të saj ajrore dhe modernizimin e ushtrisë.                  (Nga DW)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›