Arrestohen dy terroristë në fluturimin Çikago-Amsterdam

Amsterdam, 1 Shtator, NOA- Është arritur të shmanget një akt i mundshëm terrorist në fluturimin Çikago-Amsterdam. Dy persona janë arrestuar dhe janë zbritur menjëherë nga aeroplani i United Airlines, i cili u ul në aeroportin e Schipol.
Ata ishin nisur ditën e dielë në Hare të Çikagos dhe pse njëri prej tyre ishte i dyshuar. Arrestimet u kryen nga një urdhër i dhënë nga autoritetet në SHBA.
Zëdhënësi i prokurorit të Amsterdamit Erns Koelman, që bëri të ditur dhe lajmin, specifikoi se hetimet po vazhdojnë mbi këtë çështje.
Të arrestuarit janë Mohammed Nasser dhe Hezen al
Murisi, me origjinë nga Jemeni.
Njëri prej tyre ishte me drejtim për në Birmingem, në Alabama, duke u nisur që
nga Çikago. Megjithatë aeroporti i Hare në Çikago bëri një kontroll të
bagazheve të tij para se të shkonte në aeroportin ndërkombëtar të Washington
Dulles.
Pasi ai u nis me destinacion Amsterdamin së bashku me mikun e tij, atëherë u bë një kontroll i detajuar i bagazheve, ku u përjashtuan prezencat e eksplozivëve, por megjithatë në një bashkëpunim midis autoriteteve të SHBA-së dhe atyre holandeze, menjëherë u dha urdhri i arrestit për të dy.
r.b/NOA