E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianët i dhanë Scalfaros lamtumiren e fundit

Në Romë u zhvillua ceremonia mortore për ish-presidentin e Italisë, Oskar Luigi Scalfaro, i cili vdiq mesnatën e të shtunës në shtëpinë e tij, në moshën 93-vjeçare.

Ndër të parët që kryen homazhe për ish-presidentin e ndjerë ishin presidenti i senatit, Renato Schifani dhe Gianfranco Fini. Ndërkohë një radhë e gjatë njerëzish ishte vendosur pranë kishës Sant Egidio, ku u zhvillua mbahet ceremonia mortore.

Presidenti italian, Giorgie Napolitano deklaroi se Scalfaro kishte qenë protagonist i jetës politike demokratike në Itali, shembull i koherencës ideale dhe integritetit moral.

Edhe Papa Benedicti 16 u lut për shpirtin e ish-presidentit të Italisë, për të cilin u shpreh se kishte qenë një shërbëtor zemërgjerë i institucioneve italiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›