Cisse e ndihmon QPR-në për mbijetesë

Sulmuesi i Queens Park Rangers, Djibril Cisse është i bindur se skuadra angleze do ta rimarrë veten, pasi ka zbritur në zonën e rrezikshme, pas humbjes nga Boltoni.
“Me këtë lloj paraqitjesh, nuk ka dyshim se do të mbetemi në Premierligë. Duhet të luftojmë deri në fund, këtë do ta bëjmë. Më pëlqejnë sfidat dhe tashmë e dua këtë klub. Do të bëj gjithçka për ta ndihmuar QPR-në që të shpëtojë pa rënë nga liga”, u shpreh sulmuesi francez, i cili gjatë verës e la Lazion, për t’u rikthyer në futbollin anglez, pas një kohe të gjatë.