E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard, lojtar kyç për Liverpoolin

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina e ka lavdëruar shokun e skuadrës dhe kapitenin Steven Gerrard, autor i një het-triku të realizuar në derbin e qytetit ndaj Evertonit, në ndeshjen e mbetur të Premierligës.

“Për ne ka qenë gjithmonë lojtar i rëndësishëm, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Është gjithmonë në formë. Mbrëmë kundër Evertonit i vërtetoi këto që i thash. Ai është një lojtar kyç për ne. Por, edhe Suarez bëri një lojë të shkëlqyeshme”, u shpreh trajneri spanjoll. Reds i mposhtën Toffees me rezultat të thellë, 3:0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›