Humbje e ëmbël

Edhe pse humbi 2:1 nga Interi, ekipi francez eci përpara falë peshës së golit të mysafirit, ndërsa në ndeshjen e parë fitonte 1:0.
“Për ne ishte një ndeshje e komplikuar, kishim pak raste. Ndoshta nuk mund t’i shfrytëzonim më mirë disa situata, por kemi luftuar dhe e arritëm një rezultat të jashtëzakonshëm. Është një gëzim i madh, pas momenteve të vështira në kampionat. Jemi një klub i vogël, kurse Interi një skuadër e madhe”, deklaroi trajneri francez pas ndeshjes për Premium Calcio.
– “Është një gëzim i papërshkrueshëm të humbësh kështu. Ne nuk e prisnim një përfundim të tillë. tash shorti mund të na ndihmojë, varet se me kë do të luajmë, por e kemi kaluar tashmë një objektiv, të cilin e kishim vendosur”, shtoi ai.
Në anën tjetër, trajneri i Interit, Claudio Ranieri ndihet i zhgënjyer me eliminimin e ekipit të tij. Sipas tij, Nerazzurrët nuk mund të bënin më shumë.
“Kemi luajtur më mirë edhe në Marseille, por ta marrësh një gol në fund edhe sonte, është vështirë ta përshkruash. Për 180 minuta kemi pësuar vetëm tri goditje në portë, por fiton kush bën gola, kështu që i bëj komplimente atyre. Kjo që ndodhi është një fotografi e sezonit. Më shumë se kaq nuk mund të bënim. Dëshironim të ishim më këmbëngulës në pjesën e parë, por nuk e patëm mundësinë të luanim si deshëm. Është një mëkat”, theksoi trajneri italian pas ndeshjes për Sky Sport.