E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krkic-Roma, mungon vetëm zyrtarizimi

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 20:44

Bojan Krkic sezonin e ardhshëm do të luajë në Romë. Për këtë garanton ‘Catalunya Radio’. Sipas kësaj radioje spanjolle, Barcelona do t’i përfitojë 10 milionë euro.

Futbollisti do të nënshkruajë kontratë javën që vjen, pas Evropianit U21. Kampionët e Spanjës do ta rezervojnë një opsion për riblerje të futbollistit, pa marrë parasysh kur.

Marrëveshja është arritur pasi që drejtori sportiv i ‘Giallorossëve’, Walter Sabatini, kishte udhëtuar në Barcelonë për t’i shqyrtuar edhe detajet e fundit me menaxherët e lojtarit dhe me klubin katalunas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›