Kisha nevojë për këtë dashuri

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 16:01
Pas fitores 3:0 ndaj Kosta Rikës, Lionel Messi i ka falënderuar tifozët për mbështetjen që ia bënë skuadrës dhe mbi të gjitha atij.
“Dëshiroj ta falënderoj popullin e Cordobas për mënyrën se si na trajtoi. Kisha nevojë për këtë dashuri pas fillimit të vështirë dhe zhgënjyes. Tash fillon një tjetër turne dhe ne lojtarët më shumë se çdokush tjetër ia duam më të mirën Argjentinës”, deklaroi pas ndeshjes ylli i Barcelonës.
Messi dhuroi dy asistime, një për Aguero e një për Di Marian, duke e shfaqur lojën më të mirë në Copa America.