City ‘100 vite’ mbrapa Unitedit

Menaxheri i Unitedit nuk ka mundur ti rezistoj krahasimit të reputacionit të skuadrës së tij si kampion i shumëfishtë me Cityn, të cilët e fituan titullin e parë pas 44 vjetësh. Megjithatë Ferguson ka pranuar se ata kanë arsye për të festuar, por insistoi se u duhet edhe shumë punë për të bërë para se të krahasohen me Unitedin.
“Ata mund të shkojnë përpara aq sa dëshirojnë dhe këtë mund ta prisni, por historia e klubit tonë është e veçantë prej historisë së tyre. Ne nuk duhet të shqetësohemi për këtë. Mendoj se ne kemi një histori të pasur, më të mirë se kushdo dhe atyre do tu duhet një shekull për të arritur historinë tonë”, tha Ferguson.
Edhe pse 70 vjeçar, Ferguson është i vendosur që ai do të jetë personi që do të tentojë të ndal sukseset e Cityt sezonin e ardhshëm.
“Ne i pranojmë sfidat. Jemi të mirë në atë”, tha Ferguson, pas fitores 1-0 kundër Sunderlandit që nuk u mjaftoi të përfundojnë në krye.