Humbja nga Bayerni, forcon Realin

Portieri Iker Casillas beson se eliminimi i Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munich do të forcojë ekipin në periudhën afatgjate.
“Ajo që ndodhi në Ligën e Kampionëve kundër Bayernit është mëkat i madh por besoj se vetëm do të na forcojë. Të shohim nëse fati është në anën tonë vitin e ardhshëm dhe nëse mund të shkojmë deri në fund”, deklaroi Casillas për uebfaqen zyrtare të klubit.
Real Madridi fitoi titullin e 32-të të tij në La Liga duke përfunduar me rekord 100 pikë.