E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp, ‘tifoz’ i Bayernit

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp i ka dërguar një mesazh nipit të tij Frank Lampard: shpresojë që ju të humbni në Munich. Kualifikimi i Tottenhamit në Ligën e Kampionëve varet nga rezultati i ndeshjes finale mes Chelseas dhe Bayern Munichit në Allianz Arena të shtunën.

Në rast se Bayerni mposht Chelsean, atëherë Tottehnami do të hyjë në barazh për kualifikim në Ligën e Kampionëve por një rezultat i kundërt do të bëjë që ata të marrin pjesë në Europa League pasi kampioni në fuqi e ka të sigurtë pjesëmarrjen në garë.

Trajneri i londinezëve ka thënë se futbolli vjen para familjes dhe se ai dëshiron që në sezonin e ardhshëm të luaj me skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve.

“Lampard e di se unë nuk e kam humbur dashurinë ndaj tij. Besnikëria ime është vetëm për Tottenhamin. Ai e kupton këtë. Unë e dua Tottenhamin në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Ne kemi bërë çfarë ka qenë e mundur dhe nuk mund të jemi më të kënaqur se kaq”, tha Redknapp.

Tottenhamin në ndeshjen e fundit kampionale e mposhti Fulhamin 2-0, me golat e shënuar nga Adebayor dhe Defoe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›