Dalglish nuk largohet nga Liverpooli

Kenny Dalglish ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve se do të largohet nga Liverpooli gjatë verës pas përfundimit të sezonit në Premierligë me humbje 1-0 nga Swansea.
Disa të përditshme sugjeruan se skocezi do të zëvendësohet nga strategu i Wiganit, Roberto Martinez.
Por, Dalglish insistoi se nuk është duke shkuar askund dhe tha për BBC Sport: “Pres që pronarët të kenë më tepër dinjitet se sa të besojnë në shkrime të tilla në gazeta”. Liverpooli përfundoi në pozitën e tetë, me bilancin më të dobët në 19 sezonet e fundit.