City, 8 milionë euro në sezon për Ibrën

Pavarësisht se zv.presidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç nuk do të shitet, megjithatë, sipas “tuttomercatoweb.com” krerët e Manchester Cityt, do të insistojë që në “Etihad” të sjell sulmuesin kryesor të “rossonerëve”.
Interesimi i skuadrës së “qytetit” është rikthyer fuqishëm pas deklaratës së Ibrës, i cili kishte thënë se nuk është duke u vlerësuar nga skuadra e tij.
Raportohet se skuadra e Roberto Mancinit është e gatshme t’i ofroj suedezit tetë milionë euro në sezon dhe kontratë trevjeçare.