Kaka i jashtëzakonshëm

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka qenë plotë lëvdata për Leite Kakan, për të cilin tha se është një lojtarë i jashtëzakonshëm.
“Kaka është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe me një potencial të madh. Unë kam qenë afër tij qysh në fillim të karrierës së tij. Ai është i jashtëzakonshëm edhe kur nuk është në 100 për qindëshin e tij”, tha Leonardo për O Estado de Sao Paulo.
Kaka flitet se do të largohet nga Real Madrid dhe skuadrat me të interesuara për të janë PSG, Chelsea dhe Milan.