Spanja e uritur për suksese

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ka insistuar se Spanja është e vendosur për të fituar edhe një tjetër trofe, dhe pretendoi se ai është në formë të shkëlqyeshme para Euro 2012.
Spanjolli tha se Spanja është ende e uritur për suksese edhe pasi ata kanë fituar Euro 2008 dhe Kampionatin Botëror 2010. “Atmosfera në ekip është gjithmonë e njëjtë, dhe ne jemi të uritur për të fituar titullin e tretë radhazi. Ekipet e tjera e dinë se si ne luajmë. Ndeshjet kundër nesh do të jenë të mëdha për ta”, tha Torres për faqen zyrtare të FIFA’s.
Torres pranoi se ai është në formë të shkëlqyeshme dhe se mungesa e Villas dhe Puyolit do ta bëje skuadrën edhe më të bashkuar. “Po ndjehem mirë e më mirë dhe tani jam në formë fenomenale. Ne do të japim më të mirën tonë. Do të luajmë edhe për ata të dy që nuk do të jenë me ne, edhe pse nuk do të jetë aspak e thjeshtë”, tha në fund Torres.