E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, 30 milionë euro, plus Matrin për Cavanin

Kampioni i Italisë, Juventus ka bërë gati një ofertë të majme për sulmuesin e Napolit, Edinson Cavanin, njoftojnë të martën mediat italiane.

“Zonja e Vjetër” do t’i ofroj 30 milionë euro Napolit, plus sulmuesin Alesander Matrin (i vlerësuar 18 milionë euro), për sulmuesin e Urugait, i cili ka shfaqur përformancë të shkëlqyer në sezonin që u mbyll pak ditë më parë.

Ndonëse, napolitanët nuk duan të shesin Cavanin, megjithatë, Juve nuk do të dorëzohet në garën për të marr shërbimet e sulmuesit më të rrezikshëm të Napolit, i cili kërkohet edhe nga Manchester City dhe Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›