E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 fillim i ri për ne

Ylli i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, beson se Euro 2012 është një mundësi perfekte për të harruar humbjen nga Chelsea në finale të Ligës së Kampionëve.

“Ju provoni me të vërtete që ta largoni nga mendja, por është e vështirë, pasi gjatë tërë kohës mendoni për atë takim. Nuk është e lehtë të harrohet, por është me e lehtë kur ju keni një sfidë të re. Euro 2012 do të jetë një fillim i ri për ne”, tha Schweinsteiger për Bild.

Gjermani gjendet në grupin B së bashku me Danimarkën, Portugalinë dhe Holandën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›