E Shtunë, 31 Tetor 2026

City, Chelsea e PSG po e shkatërrojnë futbollin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger frikësohet se klubet si Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë duke e bërë futbollin të vuajë.

Derisa tre klubet e lartpërmendura shpenzojnë gati dyfish më tepër se sa përfitojnë, Wenger insiston se ato duhet të veprojnë më me përgjegjësi.

“Ne e konsiderojmë veten në pozitë të privilegjuar pasi kemi të hyra të mëdha. Por, në përgjithësi, një klub si PSG, City ose Chelsea me burime të pakufizuara e bëjnë futbollin të vuaj. Shikoni përforcimet e tyre gjatë kësaj vere”, deklaroi Wenger për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›