E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti, më i rëndësishëm se paratë

Trajneri i Paris Saint Germainit, Carlo Ancelotti, insiston se yjet që iu bashkuan këtij ekipi e bënë një gjë të tillë pasi që i besuan projektin e jo vetëm shkaku i parave të majme.

Yjet si Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva dhe Ezequiel Lavezzi zbarkuan në Parc des Princes, ndërsa klubi nga kryeqyteti francez shpengoi rreth 200 milionë euro vetëm në dy sezonet e fundit për ta bërë një super ekip.

“Mendoj se secili flet për paratë që PSG ua jep atyre lojtarëve, por them se gjëja më e rëndësishme është projekti. Ibrahimovic merrte paratë e njëjta në Itali, siç bënin Thiago Silva e Lavezzi, por këtu është një projekt special dhe çdo lojtar është i përfshirë”, deklaroi trajneri italian.

PSG ishte marrë në dorë nga Qatari Investment Agency gjatë verës së vitit 2011 dhe objektiv i sheikëve arabë është që ta çojnë sa më shpejt ekipin Les Parisiens në krye të Evropës.

“Ne po punojmë për këtë dhe besoj se kemi mundësi të lëvizim shpejt, sepse kemi mundësi të mëdha të investimeve dhe po ashtu pronari i klubit është vërtet i motivuar ta ndërtojë një ekip të fuqishëm. Arsyeja përse jam këtu është: mundësia që ta ndërtoj një ekip të fortë dhe të jemi konkurrues në Evropë”, vazhdoi ish trajneri i Juventusit, i Milanit dhe i Chelseat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›