Guardiola i përgjigjet Ibrahimovicit

Pep Guardiola i është përgjigjur sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili kohë më parë thoshte se pajtohet me Jose Mourinhon, për faktin se është vështirë të fitosh në Barcelonë, pas humbjes së Rossonerëve me rezultat 3:1 në Camp Nou.
“Zotëri Ibrahimovic e njeh Barcelonën më mirë se çdokush tjetër në botë, sepse ka luajtur edhe vetë në këtë skuadër. Ai e di fort mirë që këta djelmosha mendojnë vetëm për të luajtur, e marrin topin, e japin topin, e marrin topin, e japin topin. Zhytja (noti) është vetëm për pishina, por jo edhe për fushë”, deklaroi trajneri spanjoll.