E Shtunë, 31 Tetor 2026

City, ekipi më i mirë në Angli

Javi Garcia thotë se iu bashkua klubit më të madh në Angli, pasi e kompletoi transferimin nga Benfica për në Manchester City. Ish mesfushori i Real Madridit u bashkua me Cityn për 16 milionë funte, në fund të afatit kalimtar të verës.

“Pa dyshim, jam në klubin më të madh në Angli dhe njërin prej më të mëdhenjve në Evropë”, ka thënë Garcia.

“Prandaj, jam mjaft krenar, sepse u bashkohem yjeve që gjenden në këtë skuadër”, theksoi Garcia, i cili mezi pret të luajë në Ligën e Kampionëve ndaj ekipeve si Real Madrid e Borussia Dortmund. Ai është i bindur se City mund të luftojë me secilin ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›