E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operohet Balotelli

Mario Balotelli i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në sy me laser në Brescia të Italisë, për t’i hequr pengesat që iu shfaqën kohëve të fundit.

Dhe, gjithçka ka shkuar mirë për sulmuesin e Manchester Cityt, i cili do të rikthehet në dispozicion të menaxherit Roberto Mancini, menjëherë pas pushimit të përfaqësueseve.

Kirurgu që e ka operuar sulmuesin italian, Emanuele Scuri siguron se pas 10 ditësh, ish futbollisti i Interit do të rikthehet në dispozicion të ekipit. “Ky operim do t’ia mundësojë Balotellit një kualitet të shkëlqyer vizual”, tha Scuri për Sky Sport 24.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›