Neymar e refuzoi Man Unitedin

Braziliani Neymar nuk e ka ndërmend të zbarkojë në Evropë një herë për një herë. Sipas tabloidit britanik The Sun, pasi dështuan ta transferonin Lucas Mouran, ‘Djajtë e Kuq’ ia mësynë sulmuesit brazilian të Santosit, mirëpo morën përgjigje negative.
Gjithnjë sipas këtij tabloidit, Sir Alex Ferguson kishte bërë gati 50 milionë euro, për ta bindur talentin brazilian dhe ekipin e tij, që ta lëshojë të largohet.
Mirëpo, 19 vjeçari preferon të qëndrojë në Brazil deri pas Botërorit 2014. Interesim serioz për të kanë shfaqur edhe dy skuadrat më të mëdha spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.