City nuk e kërkon Van Persien

Robin van Persie mund të jetë objektiv i Manchester Unitedit, por jo edhe i rivalit kryesor të ‘Djajve të Kuq’, Manchester City.
Për këtë ka siguruar menaxheri i ‘Citizens’, Roberto Mancini, sipas të cilit ekipi kampion i Anglisë është i kompletuar në fazën e sulmit.
“Van Persie është sulmues mjaft i mirë, por është lojtar i Arsenalit. Ne kemi katër sulmues fantastikë, me të cilët e kemi fituar Premierligën, kështu që nuk kemi arsye të bëjmë ndryshime”, ka thënë trajneri italian për mediat britanike.
I pyetur për përforcime të mundshme, ish trajneri i Interit u tha gazetarëve se duhet të merren me drejtuesit e klubit për këtë punë.