Inter ‘përjashton’ Pazzinin e Cesarin

Sipas rregullores, Interi ia ka transmetuar UEFA-s listën e futbollistëve që do të jenë të përfshirë në turnin e tretë preliminar të Europa League për sezonin 2012-2013.
Lista përbëhet nga 30 futbollistë. Në këtë listë është përfshirë megjithatë mbrojtësi Douglas Maicon, i cili thuhej se mund të largohet nga Nerazzurrët, kurse jashtë saj kanë mbetur sulmuesi italian Gianpaolo Pazzini dhe portieri brazilian Julio Cesar, të cilët mund të largohen nga Giuseppe Meazza gjatë kësaj vere.
Interi do të luajë në këtë fazë me Hajduk Splitin në fillim të muajit gusht.