Arsenal, 20 milionë për Cazorlan

Arsenali është shumë i nxehtë që ta transferojë në Emirates Stadium mesfushorin spanjoll Santi Cazorla.
Sipas ueb faqes goal.com, menaxheri i ‘Topçinjve’, Arsene Wenger, i ka bërë gati 20 milionë euro vetëm për ta bindur Malagan që të lëshojë pe.
Klubi spanjoll, të cilin e ka kapluar një krizë financiare, nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga 27 vjeçari për një shumë më të vogël se 25 milionë euro.
Përfaqësuesi spanjoll i ishte bashkuar Malagas nga Villarreali vitin e kaluar për 19 milionë euro, por ai dëshiron të largohet sepse klubi nuk ia ka paguar disa rroga. Cazorla pëlqehet shumë nga trajneri francez Wenger.