City, pas Lavezzit

I gjithë menaxhmenti i Manchester Cityt e ka vëzhguar me kujdes Ezequiel Lavezzin, në ndeshjen e së martës mbrëma në Ligën e Kampionëve ndërmjet Napolit dhe Chelseas.
Si skautët, ashtu edhe disa prej drejtuesve të klubit anglez kanë qëndruar në stadiumin San Paolo për ta shqyrtuar mundësinë e blerjes së futbollistit argjentinas gjatë verës.
Dhe, me siguri se secili prej tyre ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e Lavezzit, i cili realizoi dy gola. Klauzola e shkëputjes së kontratës së tij me Napolin e ka vlerën 32 milionë euro. Sigurisht, kjo shumë nuk është problem për Cityn e arabëve.