E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Evropa rrezikohet nga përmbytje të mëdha

Rajonet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të paralizuara nga dëbora dhe vala e të ftohtit këtë dimër, mund të përballen me shkrirje masive të dëborës duke u rrezikuar nga përmbytje të mëdha, paralajmëroi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Katastrofave.

"Temperaturat në Bullgari dhe në Rumani priten të ngrihen për tetë dhe 10 gradë Celsius gjatë 10 ditëve të ardhshme, duke shkrirë akullin përgjatë Danubit", deklaroi agjencia.

"Ndërkohë që mijëra persona qëndrojnë të bllokuar nga dëbora në Serbi dhe Bullgari, ka shenja paralajmëruese për përmbytje shkatërruese duke shkaktuar viktima dhe humbje ekonomike", theksoi Margareta Wahlstrom, zyrtare e veçantë e OKB-së për Agjencinë Ndërkombëtare për Parandalimin e Katastrofave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›